Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës: Janë kryer dy bastisje në Zveçan, s’ka të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se policia e Kosovës gjatë ditës së sotme(04/10/2023) kishte kryer dy bastisje në komunën e Zveçanit.

Elshani tha se nga ky aksion i policisë nuk kishte pasur persona të arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, tha Elshani.

I pyetur nëse është konfiskuar ndonjë gjë nga Policia e Kosovës gjatë këtyre bastisjeve, Elshani ka thënë se nuk mund ta konfirmojë një gjë të tillë.

Share This Article