Zv.kryeministri për çështje ekonomike i Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Shqipërisë.
Angjushev në Tiranë do të realizojë takime pune me ministren e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë Sandër Lleshaj.
Siç informojnë, temë në takim do të jetë vendosja e kontrolleve të përbashkëta me një ndalje në vendkalimin kufitar Qafthanë.