Zëvendësohet statuja e Trump me presidentin Biden

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I mbyllur që nga fundi i tetorit për shkak të pandemisë Covid-19, muzeu i dyllit në Paris do të rihapet me një mysafir të ri: Presidenti i SHBA Joe Biden, duke pozuar i buzëqeshur me krahët e kryqëzuar.

Pak më poshtë sallave të muzeut, statuja e Presidentit Barack Obama qëndron ende, duke buzëqeshur i qetë, por ajo e Donald Trump është çmontuar dhe vendosur në ruajtje.

Muzeu i Dyllit Grevin, i hapur në 1882, ka paraqitur presidentë të SHBA-së që nga James Garfield, por kur mandati i tyre mbaron, statuja e tyre u hiqet dhe kokat dhe trupat mbahen në arka të veçanta në bodrumet e muzeut.

“Ne e kemi mbajtur Obamën, si fitues të Çmimit Nobel të Paqes; të tjerët janë në depo,” tha zëdhënësi i muzeut Grevin Veronique Berecz.

Muzeu ka akoma kokat e presidentëve të SHBA-së duke përfshirë George W. Bush, Bill Clinton, George Bush i vjetër, Ronald Regan, Jimmy Carter, Richard Nixon dhe John F. Kennedy.

Disa të famshëm mund të zhduken nga muzeu dhe më pas të kthehen, siç është rasti me Elvis Presley, statuja e re e të cilit do të shfaqet nga e mërkura.

Midis 250 apo më shumë personave të famshëm dhe figurave historike të muzeut, udhëheqësit politikë janë relativisht të rrallë.

Presidenti francez Emmanuel Macron është i pranishëm, ashtu si kancelarja gjermane Angela Merkel, Vladimir Putin i Rusisë dhe kinezi Xi Jinping. Kryeministri britanik, Boris Johnson ende nuk është prezent në muzeun e dyllit.

Ish-presidenti francez, Francois Hollande nuk është më i ekspozuar, por paraardhësi i tij Nicolas Sarkozy gjendet akoma, sepse punimi i tij është nga një pozë me modelen dhe këngëtaren, Carla Bruni, e cila ka statusin e gruas së politikanit.

Share This Article