Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belinda Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i është bllokuar pasaporta duke mos u lejuar të largohet nga vendi sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari Erjon Çela ka pranuar kërkesën e prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, i cili i caktoi masën e parë të sigurisë më 31 tetor për tenderin e tunelit të Llogarasë për shkelje të barazisë në tendera.

Masat e reja të sigurisë lidhen dhe me ndërtimin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Përveç Ballukut, nga masat janë prekur dhe dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH, të dy do të qëndrojnë “në arrest shtëpie”.

Po pezullimi i Ballukut mund të krijojë nevojën që kryeministri Rama ta zëvendësojë atë. Sipas analistit politik, Arjan Curri, zëvendësuesja e Ballukut mund të jetë ministrja aktuale e ekonomisë dhe inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Share This Article