Sezoni turistik në Shqipëri u zgjerua përtej muajit gusht këtë vit.
Sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT, rritje vizitorësh pati edhe në shtator.
Janë 110 mijë vizitorë vendas dhe të huaj që kanë pushuar gjatë këtij muaji, 35 mijë më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Rritje kanë pësuar edhe qëndrimet me gati 16 për qind me vitin e kaluar, ose mesatarisht 3 netë për person. Në këtë rritje kanë kontribuar turistët e huaj, ndërsa netë-qëndrimet për vendasit u rritën me vetëm 0.8 për qind.
Pavarësisht rritjes së turistëve dhe netë-qëndrimëve, norma e shfrytëzimit të shtretërve të hoteleve dhe të njësive akomoduese u rrit me vetëm 1 për qind, duke treguar se nga shtatori 2021 deri në shtator 2022 janë ndërtuar hotele dhe njësi akomoduese me kapacitete të reja me 30 mijë vendesh.
Sa u takon të huajve, shqiptarët e Kosovës janë në krye të listës me rreth 11 mijë, ndjekur nga italianët më gati 9 për qind dhe më pas polakët.