Zgjati vetëm 4 muaj, lidhja e dashurisë së Olta Gixharit me ish-banorin e famshëm të “Big Brother”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktorja Olta Gixhari ka braktisur Spanjën, vndin ku ajo jeton bashkë me djalin dhe parterin e saj për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ashu siç pritej, aktorja është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut nisur nga dinamikat e krijuar brenda shtëpisë së famshme.

Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”.

Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmëndjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent.

Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.

Përsa i përket partnerit aktual dhe babait të djalit të saj, Olta Gixhari ka preferuar ta mbajë në privatësi të plotë.

Share This Article