Kabineti i luftës i Izraelit ka shqyrtuar mundësinë e zgjatjes së armëpushimit të përkohshëm me Hamasin.
Mbledhja e kabinetit qeveritar izraelit vjen pas kërkesës së Hamasit për zgjatjen e armëpushimit katër-ditor.
Sipas asaj që transmeton CNN, kushtet për një zgjatje të armëpushimit mbeten të pandryshuara nga marrëveshja fillestare, që do të thotë se Hamasi duhet të lirojë 10 pengje shtesë për çdo ditë pauzë shtesë në luftime.
Ndërkaq, Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshjen javën e kaluar për një pauzë katër-ditore në luftime dhe lirimin e të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza.
Marrëveshja përfshinte pengjet që mbaheshin robër nga Hamasi, duke u liruar në këmbim të një numri grash dhe fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite.
Armëpushimi, ndërkohë, lejoi gjithashtu hyrjen e “një numri më të madh të autokolonave humanitare dhe ndihmave”.
Lirimi i parë i pengjeve dhe të burgosurve u bë të premten, ndërsa të tjerët u zhvilluan të shtunën dhe të dielën.