Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada britanike në Shqipëri bën thirrje për një proces të drejtë dhe transparent në zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, thuhet në një postim të ambasadës në “X”.

Kreu i ri i SPAK është parashikuar të zgjidhet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Share This Article