Zgjedhja e presidentit, Kurti nis takimet me krerët e partive politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Kurti ka nisur takimet me krerët e partive politike, ku në fokus ka qenë zgjedhja e presidentit, për të cilën, sipas afateve kushtetuese, kanë mbetur vetëm 10 ditë.

Gjatë ditës së diel, Kurti u takua  me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet politike në vend dhe nevoja për hapjen e një kapitulli të ri komunikimi e dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në funksion të forcimit të pluralizmit demokratik.

Palët theksuan se bashkëpunimi është i domosdoshëm, duke qenë se për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohen të paktën dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Kryeministri Kurti do të zhvillojë sot një takim edhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve politike.

Share This Article