Takimi i tretë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit ka përfunduar pa rezultate konkrete.
Kurti e konsideroi takimin si konstruktiv, duke u shprehur: “Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”.
Pas këtij takimi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur për të diskutuar në lidhje me çështjen e kreut të shtetit.


