Në mbledhjen e fundit, Komisioni i Rithemelimit ka caktuar Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi si negociatorë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Bylykbashi dhe Boçi do të bisedojnë me partitë e tjera opozitare për të zgjedhur një kandidat që do të mbështetet nga e gjithë opozita për postin e kreut të shtetit.
Më herët, Rama ka paralajmëruar se nuk do të negociojë me Komisionin e Rithemelimit për presidentin, ndërkohë që në Konferencën e Kryetarëve u caktua data 16 maj për mbajtjen e raundit të parë të votimit në Kuvend.