Zgjedhje të parakohshme në 6 bashki, Berisha: Sikur nesër t’i dekretojë Presidenti, i fiton PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i PD pritet të mblidhet për miratimin e ndryshimeve statutore.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta pritet që shumë shpejt të shpallë zgjedhje të pjesshme të parakoshme në 6 bashki.

Pyetjes nëse PD rrezikon ta humbë edhe këtë mundësi për shkak të luftës së brendshme Sali Berisha i dha këtë përgjigje.

Berisha: 

PD që është sot këtu para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po i dekretoi presidenti i Republikës i fiton zgjedhjet, nesër. Nuk diskutohet mosopjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm dhe optimizëm i jashtëzakonshëm në radhët e PD. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një anëtar, një seksion, një degë, një nëndegë. Përfaqëson katër muret e zyrës së tij. Kush e pengon, e ftoj të vijë në foltore. Nuk del dot. Nuk e lënë se është sjellë në mënyrë të paimagjinueshme me anëtarësinë e PD. Ai zbaton urdhrat që i japin të tjerë, që poshtërojnë PD. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike, problemet i ka krijuar vetë ai.

Share This Article