Zgjedhjet e 11 Majit/ Përcaktohet kompania postare dhe kostoja për fletët e votimit në diasporë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KQZ ka vendosur që një kompani ndëkombëtare postare, DHL, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit, që do të kushtojë 10 milionë Euro.

Brenda datës 10 Prill do të nis shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje.

“Tashmë është përcaktuar edhe kompania që do të merret me të gjithë procedurën e transportit, më pas në bashkëpunim me postat ndërkombëtare do të bëhet shpërndarja e fletëve të votimit në banesat e shqiptarëve. Është përzgjedhur DHL-ja, një kompani shumë-kombëshe.

Do të jenë 10 milionë Euro në dispozicion për të gjithë transportën dhe mbëritjen në të gjitha këto shtete të botës ku janë shqiptarët dhe kanë të drejtën e votës. Ndërsa mesatarisht llogaritet që 40 Euro për fletë votimit të jetë kostoja e transportit”, shkruan Klan.

Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf. Ata pretedojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do  të ushtrojnë të drejtën e votës.  

Gazetarja thotë se PS ka tentuar që të bëjë një marrëveshje për heqjen e këtij kushti, të cilët propozojnë që në rast se personi nuk është në banesë, familjarët e tyre të lejohen për dorëzimin e fletës së votimit.

Share This Article