Zgjedhjet e 11 majit, publikohen afatet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar afatet për zgjedhjet e 11 majit pas miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.

“25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike, 7 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve, në 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumemërore”, shprehet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në 25 mars pritet të nisë prodhimi i fletëve të votimit, që ndryshe nga parlamentaret e kaluara, kandidatët ashtu siç e përcakton edhe kodi elektoral nuk do të jenë me numra, por me emra.

Kreu i KQZ-së shprehet se nuk do të bëjë asnjë propozim lidhur me kërkesën e opozitës që në 11 maj emigrantët të votojnë me dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë, por sqaroi se është në tagrin e komisionit rregullator një zgjidhje që s’u arrit në Kuvend mes palëve politike.

“Kjo nuk përjashtohet se Komisioni Rregullator është i pavarur nga Komisioneri Shtetëror, të bëjë çfarë ka nevojë për rregullat për votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me bllokimin që i bëri Paketës së Maleve dhe TVSH për bujqësinë, Celibashi argumentoi se këto dy nisma të Kuvendit binin ndesh me Kodin Zgjedhor që ndalon miratimin e tyre 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u tha gazetarëve se nuk lexonte asgjë në Kodin Zgjedhor lidhur me kërkesën e Berishës që të lejohen të votojnë emigrantët me dokumente të huaja në mënyrë që KQZ–ja të ndërmerrte ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

Sipas Celibashit, Komisioni Rregullator është i pavarur nga KQZ dhe mund të bëjë dhe vlerësojë nëse ka nevojë për të bërë ndryshime në rregullat e votimit nga jashtë.

Më 20 mars përfundon afati i plotësimit të dokumentacionit të kandidatëve për deputetë. Më 11 maj, sipas Celibashit, janë 114,780 votues që do të votojnë për herë të parë.

Share This Article