Albania

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha e konfirmon: Do dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK

Published

on

Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes me deputetë demokratë, Berisha tha se koalicioni me të cilin grupimi i tij do të dalë në zgjedhjet vendore të 14 Majit do të jetë me Partinë e Lirisë, PBDNJ dhe PDK.

I pyetur nga gazetarët për emrin e koalicionit, Berisha me batutë u përgjigj “Mund ta quani koalicioni i fitimtarëve”.

Cili do të jetë emri i koalcionit?

Berisha: Tani po diskutojmë për finalitetet e fundit. Në parti në koalicion do të jenë: PL, PBDNJ, PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Aq sa lejon ligji. Ligji ka përcaktimet e veta, por ndërkohë koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik, përveçse ndonjë njeriu që do të ndjekë rrugën e vet.

Advertisement

Do të jetë ky një koalicion për kandidimin e këshilltarëve së bashku, kurse koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti, i cili zotohet të mbështesë kandidatët.

– Si do të jetë ndarja për Këshill Kombëtar? Çfarë peshe do të ketë PD?

Berisha: Në këto raste janë duke u marrë të tjerë, por ka një ligj. Merret për bazë rekordi elektoral.

Advertisement

– Z. Berisha, ne dimë që grupimi juaj në mënyrë legjitime nuk njihet?

Berisha: Shkruaje FITIMTARË! Shko e shih fytyrën sterrë të Edi Ramës.

Advertisement

Trending

Exit mobile version