Connect with us

Albania

Zgjedhjet e 25 prillit, PD: Qeveria bleu votat, përqëndrim në 7 qarqe

Published

on

Burimet e Ora News ka rritur të sigurojnë konkluzionet e raportit të analizës së zgjedhjeve që do të paraqitet sot në kryesinë e PD-së.

Janë 13 pika përmes të cilave PD ka bër ënjë analizë që do t’i paraqitet kryesisë së partisë nga sekretariati në orën 18:00.

13 konkluzionet/përfundimet e analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 janë si më poshtë:

1. Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

2. Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë.

3. Një shqetësim më i madh se blerja e votës ishte keqpërdorimi i burimeve të administratës shtetërore, dhe heqja e kufirit midis partisë dhe shtetit, ku evidentohen këto të dhëna:

•Përdorimi i të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si formë e ushtrimit të presionit ndaj qytetarëve dhe ofrimit të favoreve shtetërore për nevojat që ato mund të kishin. Media publikojë informaconet që përdoreshin nga PS me të dhënat personale të 910,000 qytetarëve, vetëm për qarkun Tiranë;

•Pagesa e 125 milion eurove të fondeve publike gjatë fushatës elektorale për mijëra familje të prekura nga tërmeti 2019, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin pagesa të përfituara në mënyrë fiktive;

•Dhënia e koncesioneve të mëdha publike me vlerë qindra miliona euro;

•Shpenzimi i rreth 120 milion euro nga pushteti lokal i kontrolluar tërësisht nga Partia Socialiste për punë publike gjatë fushatës zgjedhore;

•Rritja e pagave në vitin elektoral për sektorin publik në një fond rreth 63 milion euro;

•Punësimi i përkohshëm i rreth 13.000 punonjësve të rinj të shtetit;

•Disbursimi i hershëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milion euro dhe shtimi i 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike gjatë periudhës së fushatës;

•Legalizimi i strukturuar në këmbim të votës i më shumë se 10.000 banesave të ndërtuara në mënyrë informale;

•Operacioni masiv i blerjes së votës, i strukturuar në bashkëpunim me grupet kriminale dhe marrja në mbrotje e tyre nga Policia e Shtetit;

•Mbyllja e papritur dhe e paprecedent e kufijve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar diasporën e madhe shqiptare dhe pakicën greke që jeton kryesisht në Greqia të vijë për të votuar.

•Niveli rekord i lartë i prokurimit publik prej 505 milion euro në muajt Nëntor – Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash publike dhe prokurimet, krahasuar me një mesatare vjetore prej 116 milion për të njëjtat periudhë, në 5 vitet e fundit. Kjo shifër në mënyrë disproporcionale më e lartë pasqyron abuzimin me burimet publike nga qeveria Socialiste për përfitime elektorale vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021.

•Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me aktet nënligjore të miratuara nga KQZ, ku qartësisht ndalohej dhënia e koncesioneve ose favoreve publike në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, Qeveria vazhdoi të japë koncesione me vlerë qindra miliona euro, përfshirë por pa u kufizuar në kontratën  për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, prokurimin për Portin e Vlorës dhe Portin e Durresi, kontratën per gjurmimin e hidrokarbureve dhe shume te tjera.

•Qeveria alokoi dhe pagoi përfitimet financiare për foshnjat e porsalindura për të gjithë periudhën 4-vjeçare që nuk ishin paguar në kundërshtim me aktet nënligjore përkatëse.

•Investigimet zbuluan se si numri i banorëve në një lagje të Tiranës u rrit nga 8.000 në 22.000 nga Nëntori 2020 deri në 5 mars 2021. Në disa raste, janë përdorur kontrata të falsifikuara të qirasë së shtëpive në mënyrë që të rritej në mënyrë fiktive numri i votuesve socialistë në qarkun Tiranë.

4. Asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar, përfshirë ato që u zhvilluan gjatë zgjedhjeve 2016, 2017 dhe / ose 2019, të cilat vazhdon të ushqejë ndjenjën e përhapur të mosndëshkimit të krimeve të lidhura me zgjedhjet, duke nxitur kështu përhapja e tyre masive në vitin 2021.

5. Mazhoranca socialiste ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe shkeli Marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në kuadrin e Këshillit Politik, duke i krijuar Partisë Socialiste avantazhe të padrejta elektorale, për shkak ndryshimi i formulës së konkurimit në koalicione, ulte peshën e partive politike të koalicionit opozitar, apo krijonte kushtet për të dalë me lista të veçanta të partive brenda koalicionit opozitar. Ndryshimet e njëanshme elektorale, strukturore dhe të padrejta të sistemit të shënjestruara nga PS, janë një nga faktorët që çuan në një avantazh të padrejtë prej 11 mandatesh në favor të Partisë Socialiste, pavarësisht një diference elektorale minimale midis koalicionit opozitar dhe Partisë Socialiste gjithsej vetëm 38.409 vota. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve dhe ndërtimit të koalicionit nuk do ishte ndryshuar, me këtë rezultat që është siguruar me këto kushte konkurimi, PS do të kishin 4 mandate më pak, dhe konkretisht në Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë.

6. Shumica qeverisëse kontrolloi edhe procesin e vendimmarrjes së KQZ-së, duke ndërhyrë politikisht në ndryshimin e  paraqitjes që ishte rënë dakord të fletëve të votimit në minutën e fundit, duke shkaktuar një konfuzion tek votuesit. Kjo rezultoi në një rritje drastike të numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, duke arritur një rekord të lartë prej 83 mijë votash, ose 5% të totalit vota, niveli më i lartë ndonjëherë në historinë zgjedhore shqiptare. Në terma praktikë, fletët e pavlefshme 83.019 kanë ndikuar në rezultatin e opozitës dhe përfitimin nga PS-PSD të paktën 4 mandateve më shumë, për vetëm 4,254 vota në total (në Berat, Durrës, Korçë, dhe Shkodër).

7. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve qeveria vendosi të mbyllë kufirin me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut nën pretekstin COVID-19, duke bërë kështu votën e emigrantëve shqiptarë të pamundur. Kjo u reflektua në pjesëmarrjen e ulët në votime në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

8. Në të gjitha Raportet e të 12 qarqeve jepen evidenca të plota, me raste konkrete dhe të detajuara, sesi rezultati i zgjedhjeve në qark është ndikuar në mënyrë masive nga katër elementët kryesor të masakrës zgjedhore, që janë:

•Blerja masive e votave, kryesisht në zonat rurale dhe në lagjet e varfëra të qyteteve;

•Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë me një mision të qartë, vënien në zbatim të skemës së blerjes së strukturuar të votave, mbledhjes së kartave të identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, si dhe intimidimin dhe dhunimin e mbështetësve të opozitës;

•Shpërdorimit masiv të burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit, në favor të partisë në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj administratës publike, presionin përmes zyrave shtetërore për bizneset dhe personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, krijimit të favoreve shtetërore në këmbim të votës, etj.;

•Shpërdorimit të autoritetit të Policisë së Shtetit në favor të partisë në pushtet, duke mos krijuar kushte të barabarta të garës, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.

9. Në termat e rezultatit zgjedhor, Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42 % të mandateve totale. Krahasur me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37 % të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %). Konkretisht, Partia Demokratike në 2021 ka marrë 165,784 vota të vlefshme më shumë se në vitin 2017.

10. Nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezulton se:

•Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës.

•Kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.

•Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

11. Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm – 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:

a.Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.

b.Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.

12. Ndryshimi i formulës së koalicionit, nga listat e përbëra në lista të përbashkëta, uli forcën e koalicionit opozitar, për shkak se numri i kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhje ishte njëlloj sikur PD të kishte konkuruar pa koalicion. Në shumë qarqe, partitë aleate mbetën pa u përfaqësuar në listën e Patisë Demokratike, për shkak se KQZ nuk lejojë, në shkelje të ligjit, regjistrimin e më shumë se 154 kandidatë gjithsej. Pra ndryshe nga formula e koalicionit e aplikuar në zgjedhjet e vitit 2009  dhe 2013, ku secila parti pjesëmarrëse në koalicion kishte listë me jo më pak se 140 kandidatë, në këto zgjedhje partitë e koalicionit, kishin gjithsej në gjithë qarqet vetëm 23 kandidatë. Kjo solli, ashtu siç ishte e pritshme, që performanca e koaliconit si një i tërë të mos ishte i njëjtë apo i ngjashëm me peshën dhe forcën që një koalicion i tillë do të kishte në 2009 apo 2013, apo pa u ndryshuar rregullat në mënyrë të njëanshme nga Qeveria.

13. Në kushtet e masakrës zgjedhore, puna duhet të përqëndrohet në qarqet ku ka mundësi reale për mandate të tjera shtesë në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për pasojë, e gjithë strategjia në vijimësi për të goditur me forcë krimet zgjedhore dhe fenomenet e paligjshme që kanë ndikuar në rezultat, duhet të përqëndrohet kryesisht në këto 7 qarqe. Ndërkohë që edhe në qarqet Elbasan, Korçë dhe Lezhë puna duhet të përqëndrohet, jo vetëm në ruajtjen e mandateve aktuale, por edhe në potencialin e shtimit të mandateve.

Continue Reading
Advertisement

Albania

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Published

on

By

Porti i Vlorës vijon të mbetet i ekspozuar ndaj motit të keq pasi kalata ku ankorohen tragetet sa here ka det me dallge rrezikon përplasjen e tragetit.

Sot trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të niset drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë. Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.

Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.

Continue Reading

Albania

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit

Published

on

By


SHARE

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin  përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në  vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut.

Monitor

Continue Reading

Albania

Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enëve të ripërdorshme

Published

on

By

Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon një paketë masash që synojnë uljen e mbetjeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, nga ushqimi te ndërtimi, me afate të ndryshme zbatimi.

Mes tyre, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kateringut (HoReCa) shihet si një nga fushat me potencial të lartë për të reduktuar ndjeshëm mbetjet që gjenerohen çdo ditë.

Fokusi vihet te ushqimet dhe pijet “take-away” (me vete), ku përmes dy masave të veçanta parashikohet futja e enëve të ripërdorshme si alternativë ndaj ambalazheve njëpërdorimshe.

Masa e parë, ajo me numër 38, e titulluar “Vendosja e detyrimit për rimbushje për sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, vendos rregulla të detyrueshme për operatorët e HoReCa-s. Sipas saj, shitësit me pakicë që ofrojnë pije të nxehta apo të ftohta dhe/ose ushqime të gatshme për t’u marrë me vete, do të duhet të krijojnë sisteme që u lejojnë klientëve të sjellin enët e tyre për rimbushje.

Në këto raste, produktet duhet të shiten me të njëjtin çmim dhe në kushte po aq të favorshme sa ato të ofruara në ambalazhe njëpërdorimshe. Po ashtu, operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë konsumatorët në pikat e shitjes, përmes njoftimeve të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme, mbi këtë mundësi.

Ndërkohë, masa e dytë, ajo nr. 39, e parashikon këtë praktikë si opsionale. E titulluar “Vendosja e opsionit për ofrimin e ripërdorimit në sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, ajo u kërkon operatorëve të HoReCa-s t’u ofrojnë klientëve mundësinë e zgjedhjes së produkteve të ambalazhuara në enë të ripërdorshme, përmes një sistemi të dedikuar ripërdorimi.

Edhe në këtë rast, shitësit do të duhet të afishojnë njoftime të qarta për të informuar konsumatorët mbi disponueshmërinë e këtij opsioni. Për më tepër, programi përcakton që të paktën 10% e produkteve të shiten në formate ambalazhi të ripërdorshme, ndërsa çmimi dhe kushtet e shitjes të jenë të njëjta me ato të ambalazheve njëpërdorimshe.

Plani i qeverisë parashikon që aktet nënligjore që do të detajojnë këto masa të miratohen gradualisht përgjatë disa viteve, ndërsa dy masat që lidhen me enët e ripërdorshme për ushqimet dhe pijet “take-away” pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2027.

Monitor

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Bota3 hours ago

“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Albania3 hours ago

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Bota3 hours ago

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane; Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thotë se të gjitha forcat e armatosura do të jenë të vendosura në vend

Bota3 hours ago

Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Bota3 hours ago

Arrestimi i narko-diktatorit/ Mediat amerikane: Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat Delta

Bota4 hours ago

Trump thotë se SHBA-të kanë ‘kapur’ Presidentin Venezuelian Maduro

Bota5 hours ago

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Bota5 hours ago

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Bota5 hours ago

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Bota6 hours ago

Dëgjohen shpërthime ndërsa tymi ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas; Presidenti Trump urdhëroi sulme ajrore

UK7 hours ago

Paralajmërimet për motin janë zgjeruar, ndërsa bora dhe akulli mbulojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar

UK7 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota7 hours ago

Katër sfida me të cilat përballet kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani

UK7 hours ago

Dy trupa të nxjerrë nga deti, kërkimet vazhdojnë

Albania7 hours ago

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit

Albania3 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK5 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania7 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK3 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK7 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports5 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania5 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania4 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota5 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending