Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë – Numërohen mbi 70 për qind të votave me postë, kryeson LVV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor. Deri më tani janë numëruar mbi 70 për qind të votave me postë.

Ndërkohë ato të përfaqësive diplomatike kanë përfunduar.

Nga 92 kuti të votave me postë janë numëruar 68 kuti. Nga këto 67 kuti, nga votat me postë Lëvizja Vetëvendosje ka 72.39 për qind ose 14,099 vota, LDK-ja 10.57 për qind ose 2,058 vota, PDK-ja 8.24 ose 1, 605 vota dhe AAK-ja 4.67 për qind, ose 909 vota.

Më pas do të numërohen votat e personave me nevoja të veçanta dhe me kusht.

Nga rezultatet e përmbledhura deri më tani Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka 50.50 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.55 për qind.

Share This Article