Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD do të bëjë përpjekjet për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, në koalicion me partitë opozitare.
“Së pari, PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Nuk themi që ose të jetë kandidatura jonë ose s’ka koalicion, por të gjithë janë të vetëdijshëm që zëri kryesor në koalicion do të jetë PD,” tha Berisha.
Ai shtoi se pas konsultimeve me aleatët, do të prezantohet edhe kandidati për bashkinë.
“Partia Demokratike nuk ka vetëm një, por disa kandidatë të shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë problem me gjetjen e emrit përfaqësues”, deklaroi Berisha.

