Zgjedhjet e Sylvinhos, ndihmësi Zabaleta: Ruajtëm boshtin, rotacion i kuptueshëm, mundësi për një sulmues në pjesën e dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
WARSAW, POLAND - MARCH 27: Pablo Zabaleta, Assistant Coach of Albania, speaks with a substitute during the UEFA EURO 2024 qualifying round group B match between Poland and Albania at National Stadium on March 27, 2023 in Warsaw, Poland. (Photo by Adam Nurkiewicz - UEFA/UEFA via Getty Images)

Shqipëria zbret në fushë pas pak minutash, për ndeshjen me Bullgarinë (Miqësore, Air Albania). Ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Zabaleta ka shpjeguar zgjedhjet e trajnerit, për këtë takim.

“Ideja ishte të ndryshonim disa lojtarë për këtë ndeshje miqësore. Nduam të ruajmë bërthamën dhe mentalitetin që ka kjo skuadër. Në pjesë ne dytë do të japim mundësi për të gjithë futbollistët. Pozicioni i Uzunit? Kemi lojtarë në sulm që adaptohen në 2-3 pozicione. Uzuni sot luan para, por mund të bëj edhe krahët. Muçi gjithashtu mund të luaj në brendësi edhe pse luan majtas.

Si do të luajmë kundër Bullgarisë? Jemi një ekip që kur mbrohemi jemi kompakt. Kemi lojtarë të shpejtë në tranzicion. Nuk duam ta humbim këtë pasi është karakteristika e lojtarëve tanë. Po punojmë për të gjetur momentin kur duhet të mbajmë topin e jo vetëm të vrapojmë.

Konkurrenca në sulm, Marvin Çuni? Ndoshta në pjesën e dytë si sulmues, por edhe në krah pasi ai mund ta bëjë këtë sepse e kemi parë në 2-3 vitet e fundit ku ka luajtur këtu. Ka potencial të madh, është mirë ta kemi këtu” – tha ai.

Share This Article