Zgjedhjet, liderët shqiptarë në opozitë intensifikojnë bisedimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka nisur takimet intensive me subjektet politike shqiptare me qëllim formimin e koalicioneve parazgjedhore.

Gjatë ditës Sela pritet të takohet me kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi me të cilin jo zyrtarisht do të bisedohet për parimet e koalicionit. Takimin e kanë konfirmuar dyja subjektet duke mos dhënë informacione mbi detajet dhe marrëveshjen e mundshme. Një ditë më parë Sela ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me të cilin janë marr vesh që bisedimet të vazhdojnë njëkohësisht mes tre subjekteve, Aleanca, Besa dhe Alternativa me qëllim arritjen e një marrëveshje për koalicion para zgjedhor. Paraprakisht, ftesës së Selës, Alternativa dhe Besa i ishin përgjigjur pozitivisht për koalicion me Aleancën, por pa përfshi Lëvizjen Besa ose Alternativën si dy subjekte që u ndanë muaj më parë./Alsat/

Share This Article