Zgjedhjet lokale/ Ambasadorja e BE: Procesi pa probleme, qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, në një komunikim për mediat nga Elbasani, u shpreh deri më tani procesi i votimin në vend po ecën i qetë, duke uruar që të vijojë në këtë mënyrë.

Hohmann i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, për të zgjedhur për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive që do t’i përfaqësojnë ata në 4 vitet e ardhshme.

Gjërat deri më tani kanë ecur pa probleme dhe duket se qytetarët po ushtrojnë të drejtën që ata gëzojnë. Urimi për ditën e sotme është që sa më shumë qytetarë që kanë të drejtën për të votuar të shkojnë për të hedhur votën e tyre dhe që dita të vazhdojë kështu pa probleme, në mënyrë të paqshme. Ajo që qytetarët do të zgjedhin sot është se kush do jenë përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive, ata që do ju përfaqësojnë ju 4 vitet e ardhshme, ndaj do thosha shfrytëzojeni të drejtën demokratike për të zgjedhur. Objektivi duhet të jetë të zgjidhet politika më e mirë që ju mendoni”, tha ambasadorja.

Share This Article