Zgjedhjet lokale/ Voton Presidenti Begaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj që pushteti i votës të bëjë ndryshimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, ku nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në kryeqytet ka hedhur votën për kryetarin e bashkisë dhe anëtarët e këshillit Bashkiak.

Presidenti dha edhe një mesazh për qytetarët, duke i kërkuar që të votojnë, në mënyrë që vota e tyre të bëjë ndryshimin.  

Ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i Shqipërisë me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Këto votime nuk janë të partive politike, por të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

Share This Article