Zgjedhjet lokale/ Voton Rama: Uroj që problematikat me identifikimin elektronik të mos dekurajojnë votuesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për të zgjedhur kryebashkiakun e Tiranës e po ashtu edhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Rama ka votuar në shkollën “Ymer Lala” në më Surrel, ndërsa në një komunikim për mediat pas hodhi votën e tij, ai tha se votimi është momenti për të gjithë qytetarët që të thonë fjalën e tyre. Referuar problematikave të regjistruara në të gjithë vendin me identifikimin elektronik, Rama tha se shpreson që kjo të mos dekurajojë votuesit. 

Tani është momenti i të gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar ët votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar, të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, tha Rama.

Share This Article