Zgjedhjet mbahen më 6 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarisht përmes një kumtese për media ka njoftuar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në më tej në vendimin, të cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.

Gjatë ditës, Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Share This Article