​Zgjedhjet në Britani, sondazhet parashikojnë humbjen e Sunak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri sondazhe të opinionit britanik parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sondazhet u publikuan rreth gjysmës së fushatës zgjedhore, një javë pasi konservatorët dhe laburistët publikuan manifestet e tyre dhe pak para se votuesit të fillojnë të marrin fletëvotimet me postë.

Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasua me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra 4 për qind, në 21 për qind. Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

“Hulumtimi ynë sugjeron se këto zgjedhje mund të jenë asgjë më pak se një goditje për Partinë Konservatore,” tha drejtori i kërkimit politik të Savanta, Chris Hopkins.

Një sondazh i agjencisë Survey, i publikuar nga Sunday Times, parashikon se konservatorët mund të fitojnë vetëm 72 nga 650 vendet në Dhomën e Komunave, më të ulëtat në historinë e tyre gati dyqindvjeçare, ndërsa laburistët do të fitojnë 456 vende. Sondazhi i tyre u krye nga 31 maji deri më 13 qershor.

Sondazhi i tretë, i realizuar nga “Opinium” për Sunday Observer, është realizuar nga data 12-14 qershor dhe ka treguar se laburistët kanë 40 për qind, konservatorët 23 dhe reformistët 14 për qind.

Share This Article