Kryeministri Britanik, Rishi Sunak është i pashpresë në zgjedhjet e 4 korrikut.
Të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës, ndërsa me një fitore plebishitare janë laburistët, që kanë 20 vite në opozitë.
E për të përmirësuar sado pak situatën, Sunak ka kërkuar ndihmën e ish-kryeministrit Boris Johnson me qëllim që të të “bëjë një ndryshim” për konservatorët në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Ish-shefi i Sunak thuhet se ka vendosur emrin e tij në qindra mijëra letra që do t’u dërgohen votuesve, secila duke u kërkuar atyre që të mos mbështesin Reformën në Mbretërinë e Bashkuar dhe të paralajmërojnë se laburistët mund të mbajnë çelësat e Numrit 10 për një brez, shkruan ITVNeës.
Ndërsa ai nuk është shfaqur personalisht në fushatë, Johnson ka regjistruar një numër videosh që mbështesin kandidatët konservator.
Kryeministri u tha gazetarëve se ai mirëpret mbështetjen nga Johnson, i cili u largua nga Parlamenti vitin e kaluar pasi u zbulua se kishte mashtruar Commons mbi Partygate.
Ka spekulime se sa do të angazhohet Johnson në fushatë.
Ndërsa konservatorët rrëshqasin pas në sondazhe dhe ministrat sugjerojnë se nuk ka gjasa ë fitohen zgjedhjet, Sunak ka mirëpritur synimet e Johnson.
Disa figura i kanë kërkuar Sunak që të përdorë më shumë paraardhësin e tij, ndërsa të tjerë sugjeruan se marrëdhëniet e tensionuara mes dyshes do ta komplikonin atë.
Sunak tha: “Ai po mbështet shumë kandidatë me video dhe letra të cilat janë koordinuar nga fushata. E di që kjo do të bëjë diferencën.”
Sunak shtoi se Johnson po përdor gjithashtu rubrikën e tij në Daily Mail për t’u siguruar që “të gjithë e kuptojnë se çfarë do t’i bënte qeveria laburiste këtij vendi dhe pse është e rëndësishme që të gjithë të votojnë Konservatorët”.
Më 14 qershor, Johnson pretendoi se një shumicë e madhe laburiste do të ishte “një makth” që vetëm votimi i konservatorëve mund ta parandalonte.
Argumenti i bën jehonë atyre të bëra nga figura të tjera konservatore në një përpjekje për të kundërshtuar kërcënimin nga Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, me politikanët nga kryeministria poshtë duke thënë se një votë për partinë e Nigel Farage do t’i jepte Laburistëve të Sir Keir Starmer një shumicë më të madhe.