ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 11 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 11 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 13 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 15 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 21 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Vijon numërimi, vota e pacenuar

albnews by albnews
12 February, 2025
in Kosova
0
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Vijon numërimi, vota e pacenuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuti të mbushura me vota nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në qendrën e numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, 11 shkurt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta, pavarësisht dyshimeve të ngritura pas vonesave gjatë numërimit të votave. Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me një ditë vonesë më 11 shkurt vetëm në katër komuna, ndërsa në 34 komunat e mbetura pritet të nisë sot, sipas KQZ-së.

Kjo mund ta vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi pas numërimit të këtyre votave dhe verifikimit të votave për subjektet politike, duhet të numërohen edhe votat jashtë Kosovës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

RelatedPosts

Serbia lartëson terroristët në Beograd që u vranë gjatë sulmit në Banjskë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

Hera e parë në histori të KFOR-it, një gjeneral rikthehet për mandat të dytë në Kosovë

Në një njoftim për media, KQZ-ja tha se derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë vazhdoi pa telashe në Lipjan, Obiliq dhe Partesh, në Prishtinë janë paraqitur probleme “të herëpashershme”.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha të martën se vonesat “janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor”.

Sipas ligjit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ngriti dyshime se mund të ketë “manipulim të votës”, por nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. “Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe ‘sistemit të dështuar teknik’ i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve”, tha Haradinaj të martën.

KQZ-ja i hodhi poshtë këto dyshime nëpërmjet një reagimi të mërkurën, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”.

Ajo tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike, pas telasheve të kohëpaskohshme në platformën për rezultatet preliminare që nisën të dielën.

“KQZ-ja është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit”, tha ajo. E, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

/RELKuti të mbushura me vota nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në qendrën e numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, 11 shkurt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta, pavarësisht dyshimeve të ngritura pas vonesave gjatë numërimit të votave. Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me një ditë vonesë më 11 shkurt vetëm në katër komuna, ndërsa në 34 komunat e mbetura pritet të nisë sot, sipas KQZ-së.

Kjo mund ta vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi pas numërimit të këtyre votave dhe verifikimit të votave për subjektet politike, duhet të numërohen edhe votat jashtë Kosovës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Në një njoftim për media, KQZ-ja tha se derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë vazhdoi pa telashe në Lipjan, Obiliq dhe Partesh, në Prishtinë janë paraqitur probleme “të herëpashershme”.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha të martën se vonesat “janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor”.

Sipas ligjit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ngriti dyshime se mund të ketë “manipulim të votës”, por nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. “Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe ‘sistemit të dështuar teknik’ i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve”, tha Haradinaj të martën.

KQZ-ja i hodhi poshtë këto dyshime nëpërmjet një reagimi të mërkurën, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”.

Ajo tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike, pas telasheve të kohëpaskohshme në platformën për rezultatet preliminare që nisën të dielën.

“KQZ-ja është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit”, tha ajo. E, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

/REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result