Zgjedhjet në Kukës/ PD me një anëtar, përfaqësuesi ligjor kundër vendimit të KQZ-së: Do e ankimojmë! Qëllimi, të mbrojmë votat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari Ligjor i PD dhe përfaqësues i PD në KQZ, Rezart Kthupi, ka deklaruar sot një prononcim për mediat, se Partia Demokratike do e ankimojë vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, ku PD do të përfaqësohet vetëm nga 1 anëtar.

Në fjalën e tij Rezart Kthupi u shpreh se ,“qëllimi i PD-së është të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD”, teksa shtoi se do të ankimojë vendimin.

 “Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës. Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave. Ne do ta ankiojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy, dhe kandidati i fundit do të jetë nga Partia Demokratike.

Share This Article