Zgjedhjet në PD, Shehaj: Me këtë lidership do humbim edhe zgjedhjet e ardhshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kryetarë të PD-së Agron Shehaj ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Durrësit.

Ai tha se “Partia Demokratike ka nevojë në radhë të parë që të vërtetat të thuhen në sy. Ne nuk mund të gënjejmë veten, të bëjmë sikur nuk i shohim problemet, mos të punojmë për zgjidhjen e problemeve dhe të kujtohemi disa ditë apo disa javë para zgjedhjeve”.

Do ta filloj nga vetja, tha Shehaj, pse po kandidoj dhe përgjigja është shumë e thjeshtë, po kandidoj sepse unë mendoj dhe dua që PD të ndryshojë, të forcohet, të modernizohet dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Lidershipi i tanishëm i PD-së po përpiqet të kalojë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Lidershipi po trajton faktin se demokratët ishin 12 vjet radhazi në opozitë sikur është gjithçka normale. Unë jam i bindur se nëse nuk ndryshojmë asgjë, ne do të shkojmë drejtë një humbje të sigurt edhe në zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk ndryshojmë do humbim zgjedhjet lokale dhe do humbasim edhe zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

Po ashtu, Sheha theksoi se “nuk ka asnjë mundësi që me këtë lidership, me këtë mënyrë të drejtuari të PD që na solli humbje fatkeqësisht, nuk ka asnjë mundësi në asnjë mënyrë që ne të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Unë mendojë se vetmja mënyrë për të fituar është ndryshimi. PD ka nevojë për një projekt të ri politik dhe një lidership të ri”.

Share This Article