Zgjedhjet në Preshevë, Sinani fton qytetarët për maturi politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bartësja e listës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka bërë thirrje për pjekuri dhe maturi politike në procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Preshevë.

Ajo pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës, ka uruar që ky proces të shkojë mbarë.

“Unë uroj për një proces të mbarë dhe demokratik të zhvillohet sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës. Uroj që qytetarët e Komunës së Preshevës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duke shprehur një pjekuri dhe maturi politike të përfundojë procesi mbarë ashtu siç e meriton Komuna e Preshevës”, ka deklaruar ajo, transmeton KP.

Sinani garon për kryetare të komunës së Preshevës, si bartëse e listës se PVD-së. Ajo ka votuar në njësinë numër 5, në objektin e Komunës së Preshevës. Derisa është shoqëruar nga vajza dhe bashkëshorti i saj.

Share This Article