ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 9 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 13 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 17 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 20 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Zgjedhjet në PS, Rama: Garantohet barazi mes burrave dhe grave

albnews by albnews
16 November, 2019
in Albania
0
Zgjedhjet në PS, Rama: Garantohet barazi mes burrave dhe grave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama votoi sot në zgjedhjet për delegatët e Kongresit, në qendrën e votimit elektronik në selinë e PS-së.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Rama e vlerësoi si të rëndësishëm këtë proces, duke shtuar se ai garanton barazi mes grave dhe burrave në PS.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

“Zgjedhjet zhvillohen sot pas një procesi tërësor. Unë doja te fokusohesha te fakti që është një ditë e rëndësishme për konfirmimin e vullnetit tonë për të pasur një parti ku gratë dhe vajzat nga njëra anë dhe burrat e djemtë nga ana tjetër, janë tërësisht të barabartë në mundësinë për t’u zgjedhur, por edhe në hapësirën e zgjedhjes”, tha Rama.

Rama vlerësoi faktin se edhe vendimi më i fundit për të bashkëdrejtuar çdo organizatë me barazi të plotë gjinore është pritur pozitivisht dhe po jep rezultate.

“Natyrisht do të duhet edhe pak kohë që kudo ne të kemi barazi në drejtim dhe si rezultat i kësaj të kemi një proces ku do të kemi barazi në pjesëmarrje. Sot i falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që janë përfshirë në afirmimin e këtij vullneti. I nxis që të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë për të mos lejuar asnjë dominimin burrëror dhe për të shtuar më shumë gra dhe vajza”, tha Rama.

Lidhur me votimin elektronik, Rama tha se “ne kemi përgatitur një proces të tërë përpara zgjedhjeve që kaluan”.

“Në zgjedhjet vendore ne kemi qenë të gatshëm për t’iu përgjigjur me konstruktivitet një kërkese të shumë përsëritur për votimin elektronik, që na ka rezultuar i mundshëm për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Duhet ta kishim pilotuar në  zgjedhjet e shkuara, por ju e dini historinë. Ky është votim elektronik, nuk është online është offline, dhe i papenetrueshëm nga forcat e errëta”, tha Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result