Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: I domosdoshëm ndryshimi i mënyrës së organizimit të Komisioneve Zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, duke marrë shtysë edhe nga përsëritja e zgjedhjeve në bashkinë Rrogozhinë, ka bërë një rekomandim për partitë politike.

Ilirjan Celibashi sjell në vëmendje se është shumë e rëndësishme që të ndryshojë mënyra e organizimit dhe funksionit të komisioneve zgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta.

Kreu i KQZ-së shprehet se administrimi i zgjedhjeve në këto nivele, nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as miradministrim teknik të tij.

Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as miradministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ.

Ilirjan Celibashi, Twitter

Share This Article