• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Zgjedhjet në SHBA: Çfarë pret Gjermania?

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë pret Gjermania?

by albnews
1 November, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Shumica e gjermanëve shpreson për një fitore të Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor. Pas katër vitesh Trump, marrëdhëniet gjermano-amerikane janë ftohur si kurrë më parë.

Cila është pika më e ulët në marrëdhëniet transatlantike gjatë presidencës së Donald Trumpit? Deputetit konservator gjerman, Peter Beyer, nuk i duhet të mendohet gjatë. Ajo u arrit në gusht 2018, kur Donald Trump i quajti evropianët si armiq. „Aty thjesht u kalua kufiri”, thotë për Deutsche Wellen, Beyer, koordinator transatlantik i qeverisë gjermane. „Këtë nuk do ta dëgjosh nga askush e jo më nga një president amerikan.”

Por ky ishte vetëm njëri nga shumë momente gjatë cilave Trump la të kuptohet, se çfarë mendon ai për Evropën, Gjermaninë dhe kancelaren Merkel. Në katër vite të mandatit të tij kanë ndryshuar shumë gjëra në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Berlinit, thotë Beyer. Sidomos stili i komunikimit. “Ne ishim mësuar, që gjërat të bisedohen më parë. Këtu duhet të merrnim një mësim të ri.” Si për shembull kur Trump bëri të ditur tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. “Këtë ne e mësuam nga një artikull në Wall Street Journal dhe një javë rresht sundoi heshtja.”

Deutschland Berlin | Kanzleramt | Merkel und Biden (Maurizio Gambarini/dpa/picture alliance)
Merkel takohet me Joe Biden në Berlin, 1 shkurt 2013

Trump me zë të lartë, Merkel me zë të ulët

Edhe marrëdhënia personale mes presidentit, Donald Trump dhe kancelares Merkel nuk ishte e mirë gjatë këtyre viteve. Bosi i imobilieve dhe fizikantja dallojnë jo vetëm në stil, ai me zë të lartë, ajo me zë të ulët, por edhe politikisht, ata janë shumë larg njëri-tjetrit. Si në mbrojtjen e klimës, në tregtinë botërore, politikën e refugjëve apo edhe në krizën e Coronës. Si rrallë Berlini e pret me dëshirë një ndërrim të pushtetit në Uashington. Kjo nuk vlen vetëm për politikën. Në një sondazh të institutit për demoskopi, Civey vetëm rreth 13% e gjermanëve duan një mandat të dytë të Donald Trump. Vetëm përkrahësit e partisë populiste, AfD mbështesin me shumicë Trumpin.

Fasada pëson krisje

“Çdo njeri i arsyeshëm shpreson një fitore të Bidenit më 3 nëntor”, thotë Johannes Kindler. 74-vjeçari ka përjetuar kohën e artë të marrëdhënieve gjermano-amerikane. Ai ka qenë këshilltar i qeverisë në zyrën e kancelarisë, në një kohë që presidentët mbanin emrin Reagan, Bush dhe Clinton.

Këtë ditë ai ka ardhur me biçikletë në zonën e dikurshme amerikane të Bonnit. Rrugët aty janë më të gjera se në pjesën tjetër të qytetit, dhe mbajnë emrin e John F.Kennedy dhe Martin Luther King. Pas lufte në këtë zonë të kryeqytetit gjerman jetuan oficerë dhe punonjës të ambasadës. Pushtimi u kthye në një marrëdhënie aleatësh.

Deutschland Der ehemalige Anwalt Johannes Kindler in Bonn (Peter Hille/DW)
Johannes Kindler, 74-vjeçar ka përjetuar kohën e artë të marrëdhënieve gjermano-amerikane si këshilltar i qeverisë në zyrën e kancelarisë, kur presidentët mbanin emrin Reagan,Bush dhe Clinton.

Kindler luante tenis me miqtë nga përtej oqeanit, ishte i ftuar në klubin amerikan, një ndërtesë me pamje nga lumi Rin. Kjo ndërtesë ku qëndruan John F. Kennedy dhe Reagan është kthyer për të në simbol të rrënimit të marrëdhënieve gjermano-amerikane. Kur kalon sot me biçikletë aty, ai shikon një ndërtesë të rrënuar, dyert janë mbyllur me dru. Në vitin 1999 amerikanët hoqën dorë nga zona e tyre e Bonnit, kur Berlini u bë kryeqytet.

Gjermania duhet të veprojë, sido që të jetë

„Më keq nuk bëhet”, thotë Kindler, dhe nuk ka parasysh me këtë rrënimin e ndërtesës, por presidentin aktual amerikan. Por „ajo që harrohet: marrëdhënia e popujve mes njerëzve është shumë më e mirë, se mes qendrave të qeverisë.” Edhe sot Kindler ka shumë miq amerikanë. Pra është prishur vetëm fasada, dhe fundamenti është i fortë?

„Jam i shqetësuar, se edhe fundamenti ose shtyllat e urës transatlantike kanë erozion ose janë dëmtuar”, thotë Peter Beyer nga CDU. Në fund të fundit edhe bota ka ndryshuar shumë. „Kjo është ajo që ne ndoshta për një kohë të gjatë nuk donim ta shihnim, sepse ishte e vështirë. Përgjatë gjithë këtyre dekadave ishte komode të shtriheshe nën mburojën mbrojtëse amerikane dhe të bëje këtu një jetë të mirë. Kjo nuk vazhdon më kështu.” Beyer është i mendimit, se nën një president Biden, komunikimi me Uashingtonin do të përmirësohej me siguri. Por edhe ai do të kërkojë nga gjermanët më shumë vetëpërgjegjësi, thotë Beyer, për shembull për shpenzimet e mbrojtjes. “Kërkesat e SHBA do të ishin të paktën po aq të larta si në kohën e Donald Trumpit.”

Symbolbild Deutschland-USA-Beziehung (picture-alliance/Zoonar)

Green Deal me Joe Biden?

Këtë e dëshiron Franziska Brantner, zëdhënëse e Të Gjelbërve në Bundestag. “Konfliktet në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë janë konflikte europiane. Edhe me një president demokrat ne duhet të marrim vetë përgjegjësi në të ardhmen.” Por shpresat e Brantnerit me një president Biden lidhen me klimën. Në një kohë presidenti Trump e vë në dyshim ndryshimin e klimës të shkaktuar nga njeriu, Biden kërkon që SHBA deri në vitin 2050 të jetë neutrals në drejtim të klimës. “Kam vërtet shpresë që Marrëveshja për Mbrojtjen e Klimës e Parisit të forcohet sërish”, thotë Brantner. Ndoshta që të arrijmë edhe një Green Deal transatlantik.

Nën moton „Mrekullueshëm së bashku” Ministria e Jashtme në Berlin festoi vitin e kaluar miqësinë gjermano-amerikane duke hedhur vështrimin në të shkuarën. SHBA ishte dikur një premtim. Në kohën e emigrimit si vendi i ëndrrave për miliona gjermanë të varfër. Pas Luftës së Dytë Botërore një shembull për lirinë, mirëqenien dhe progresin. Në vitin 1990 si kombi që mundësoi bashkimin gjerman. Do të ketë edhe në të ardhmen kaq të përbashkëta të mrekullueshme? Kjo varet nga ajo nëse president tjetër që do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë do ta shohë Gjermaninë si kundërshtare apo si partnere.

Previous Post

IZOLIMI 2.0 / Ku gabuan qeveritë dhe çfarë duhet të bëjnë tani

Next Post

Votojnë më shumë se 91 milionë amerikanë

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
Votojnë më shumë se 91 milionë amerikanë

Votojnë më shumë se 91 milionë amerikanë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM