Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e kësaj të diele në Shqipëri, pasi zotëron edhe shtetësinë shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se ka shprehur mbështetjen e tij për një kandidat që, sipas Lladrovcit ka qenë dhe duhet të mbetet zë i fuqishëm i çështjes kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë”, shkruan kryekomunari i Drenasit, përkrah fotos ku shihet me familjen e tij.

Ai theksoi se deputetët dhe drejtuesit shtetërorë në Shqipëri kanë një përgjegjësi të qartë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve që jetojnë edhe jashtë kufijve administrativë të vendit.

Deputetët, ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit, e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë. Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!” u shpreh ai. 

Share This Article