Votuesit në Shqipëri po votojnë sot për t’i zgjedhur 140 anëtarë të një parlamenti të ri, pas një fushate të tensionuar e të shoqëruar nga polemika të nxehta, e cila kulmoi me një vrasje.
Një total prej 5 mijë e 199 qendrash votimi do të hapen në 7 të mëngjesit për zgjedhjet parlamentare të vendit, me mbi 3 milionë e 588 mijë votues të regjistruar.