Zgjedhjet në Siçili, përfundon pas 1 muaji numërimi i votave për asamblenë rajonale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një muaji, janë shpallur në Siçili rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që do të krijojnë mundësinë për të pasur një tablo më të qartë të 70 personave të zgjedhur në asamblenë rajonale.

Vonesat në qendrat e votimit në Mesina dhe Katania erdhën si pasojë e nevojës për të rinumëruar votat për shkak të gabimeve të gjetura në disa kuti.

Tashmë 21 të zgjedhurit në të dy zonat zgjedhore do të duhet të thirren nga gjykatat për marrë mandatin brenda 48 orëve. Disa prej tyra tashmë janë kontaktuar, ndërsa të tjerë presin shpalljen zyrtare.

Ndërsa qeveria e re Meloni tashmë ka marrë pushtetin në Romë, në Palermo gjithçka është ende në ngërç. Janë 21 deputetë që ende nuk janë shpallur: 13 në Katania dhe tetë në Messina.

Share This Article