ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 3 minutes ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 6 minutes ago
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë 12 minutes ago
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut 16 minutes ago
Adoleshenti i burgosur më parë në Dubai, vdes në ndjekje nga policia në Londër 19 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

albnews by albnews
4 October, 2025
in Shqiperia
0
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opozita vijon të mos ketë një emër kandidati për garën elektorale në Tiranë, teksa kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se deri më tani mbledhjet janë zhvilluar për të diskutuar mbi modelin që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar dhe jo për kandidatura. Në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike, Berisha theksoi se për zgjedhjet në Tiranë u ngrit një delegacion për të eksploruar pikërisht modelin mbi të cilin do të dakordësohej e gjithë opozita.

“Për Tiranën ngrita një delegacion për të eksploruar, jo kandidaturat, por me aleatët modelin ku ne mund të binim dakord, një model që të ishim të gjithë të bashkuar në opozitë, edhe me ata që ishim në koalicion edhe me të tjerë. Disa e kanë shprehur haptas që do preferonin një kandidat të pavarur dhe të mbështetur nga opozita në mënyrë që shanset, nëse e mbështet e gjithë opozita, të jenë më të mëdha. Përpjekja jonë për të arritur ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me probleme me kandidatët tanë të shkëlqyer, por me Kodin Elektoral, tërësinë e votave si opozitë. Nuk janë bërë diskutime për kandidatura, për modelin që do bashkonte më shumë spektrin opozitar në kandidaturën e Tiranës”, tha Berisha.

RelatedPosts

Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO, zbardhet arseja

Dyshohen nga burime krimiane/ Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro në pronësi të noteres Sanja Telhallari

Ai la të hapur mundësinë që opozita të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me një kandidat jashtë strukturave të PD-së dhe partive të tjera politike. Edhe pse nuk dha një emër konkret, Berisha theksoi se një figurë e tillë do të kishte më shumë potencial për të fituar.

“Qindra mijëra militantë do donin një kandidat nga radhët tona, por të tjerë preferojnë një figurë jashtë nesh, jo për arsye negative, por për të qenë sa më afër fitores. Dalja jashtë modelit tradicional të PD-së shihet si një përfillje më e madhe për elektoratin dhe si një mundësi me më shumë shanse”, tha Berisha.

Ndalur te mundësia e bojkotit të zgjedhjeve, Berisha e hodhi poshtë atë, teksa theksoi se një zgjedhje e tillë “është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita”.

“Dhunimet e rënda të Kushtetutës nga njerëz të inkriminuar, të lidhur me përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në Presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre, me të drejtë  e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale. Parimet e Kushtetutës janë të pavdekshme, janë thelbësore për një sistem demokratike, por në një narko-diktaturë janë të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare, ka si mision përmbysjen e saj, por duke mos mashtruar veten se ajo përmbyset me votë. Por një opozitë duhet ët shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitën, për ekzistencën e tyre. Në pamje të parë ti mendon se po e ndëshkon, por absolutisht ti i bën qejfin narko-diktatorit. Opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj”, theksoi ai.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë dhe në 5 bashkitë e tjera në vend, Berat, Cerrik, Vlorë, Tepelenë dhe Mat do të mbahen më 9 nëntor. Në Tiranë, Partia Soliste ka kandiduar Ogerta Manastirliun.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

4 October, 2025
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

4 October, 2025
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result