Zgjedhjet në veri, Kurti: Linçimet dhe shantazi nga Beogradi ndikoi në daljen ulët të qytetarëve serbë për të votuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është normale që qytetarët serbë në veri të vendit të kenë presione nga Beogradi, derisa i ka përmendur zgjedhjet lokale dhe emërimet e kryetarëve të rinj në komunat veriore.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar institucionet shtetërore e kanë obligim që t’u sigurojnë qytetarëve pa dallim feje dhe komuniteti.

“Frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazi nga Beogradi ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë për të votuar. Vota e munguar ishte shprehje e vullnetit të lirë dhe jo shprehje e vullnetit politik”.

“Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në komunat veriore të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Të premten e kaluar, Erden Atiq, bëri betimin e tij kjo është normale pas një betimi të tij. Nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë. Dy prej tyre edhe pa kuvende. E banorët atje, pa shërbime komunale. Kjo nuk është normale”. “Veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarëve pa dallim. Kjo nuk është zgjedhje. Ky është obligim i yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend. Sepse, të gjitha këto janë normale në demokraci dhe në republikë”, ka thënë Kurti.

Share This Article