Zgjedhjet parlamentare/ Grekët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grekët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës dhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe 300 anëtarët e Parlamentit të ri.

Të drejtë vote kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023. Në bazë të listave zgjedhore forca e organit zgjedhor është 9.813.595 shtetas grekë nga të cilët 4.763.264 janë burra dhe 5.050.331 janë gra.

Pas përfundimit të procedurës, çdo përfaqësues transmeton rezultatin e ndarjes zgjedhore drejtpërdrejt në Ministrinë e Brendshme në mënyrë elektronike.

Në këtë mënyrë zvogëlohet ndjeshëm dalja e rezultateve. Sipas vlerësimeve të ekspertëve deri në orën 22:00 pritet që të jetë inkorporuar 80% – 90% e rezultateve zgjedhore në shkallë vendi.

Sipas sondazheve të fundit, në votime marrin pjesë 42 subjekte politike prej të cilëve në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike.  Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqisit i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis, transmeton Sky Grek. 

Deri në orën 09:15 sipas orës lokale procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Ndërsa janë evidentuar vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.

Share This Article