Zgjedhjet partitë heqin dorë nga të gjitha aktivitetet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partitë politike do t’i anulojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore deri më 22 mars. Për këtë vendim liderët e partive e kanë njoftuar sot kryeministrin teknik Oliver Spasovskin.

”Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, z. Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve”, deklaroi  Oliver Spasovski./Alsat/

Share This Article