Zgjedhjet për kryetar në Kukës, lirohet nga detyra e prefektit, Albert Halilaj. Në vend të tij emërohet zv. kryetari i bashkisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë janë publikuar dhe vendimet. Mësohet se Albert Halilaj është liruar nga detyra e prefektit.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Shtator 2023:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Share This Article