Zgjedhjet/ Rama kërcënon kryebashkiakun e Vau Dejës: Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i’u hakerrye deri ne kercenim, kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Mesazhi i Ramës mund të duket edhe si një mesazh i koduar për Tom Doshin, pasi edhe gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, e “shogjetoi” duke thënë se “është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës’, ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.

Share This Article