Zgjedhjet/ Yuri Kim: Të zbatohet ligji, të ndalohet shitblerja e votës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka bërë thirrje që të zbatohet ligji dhe Kodi Zgjedhor për të ndaluar shitblerjen e votës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Instagram, ambasadorja Kim shkruan se “është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave”, duke e shoqëruar postimin me kartën e saj si vëzhguese.

Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, ambasadorja Yuri Kim.

Share This Article