Zgjedhorja’/ Basha thirrje ndaj deputetëve të Bardhit dhe Berishës: Ndalni lojërat politike për interesa vetjake, të nisim punën për reformën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes së OSBE/ODIHR për partitë politike që këto të fundit ta angazhohen në konsultime gjithëpërfshirëse sa i takon Reformës Zgjedhore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Basha u bën thirrje deputetëve të grupit Bardhi dhe Berisha të cilët bllokuan mbledhjen e 19 janarit që të ndalin lojërat politike dhe të nisin punën për Reformën Zgjedhore.

“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”- shprehet Basha.

Share This Article