• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Maqedonia
Zgjerimi i BE-së: Propozimi francez nuk është i vetmi

Zgjerimi i BE-së: Propozimi francez nuk është i vetmi

by albnews
20 November, 2019
in Maqedonia
0
6
VIEWS

Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet.

Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020, kur sërish do të mblidhen liderët e BE.

“Nuk ka ndonjë konkludim nga ky takim, por ideja është që të dërgohet një sinjal i qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Të gjithë ne e mbështesim këtë perspektivë”, tha Tupurainen.

Mbështetja formale e Ballkanit Perëndimor është ndoshta edhe elementi i vetëm që bashkon vendet anëtare. Shumica prej tyre janë dakord me vazhdimin e procesit. Qëllimi është që në samitin e majit në Zagreb, ku do të mblidhen krerët e BE dhe Ballkanit Përëndimor, të vendosen bazat e një politike efikase të zgjerimit.

Kërkesat e Parisit 

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Amélie de Montchalin foli për një proces më efikas, konkret dhe të besueshëm të zgjerimit. „Tani shohim që procesi nuk po funksionon, sepse po zgjat tepër, është zhgënjyes, zhvillohet sipas automatizmave të caktuar dhe qytetarët nuk shohin ndonjë interes në këtë proces.”

Duke folur për propozimin francez, Amélie de Montchalin tha se ai parashikon kushte më të rrepta, mbështetje financiare dhe mundësinë e kthimit mbrapa të vendeve kandidate. Ashtu siç është tani, sipas saj, procesi nuk po jep rezultatet e pritura. Si dëshmi ajo përmendi faktin që përkundër negociatave shumëvjeçare, po vazhdon procesi i zhvendosjes së njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka ardhur koha të largohemi nga tregimet e mëdha dhe të shtrojmë çështjen e ndryshimeve esenciale – pra mbështetjes së qytetarëve të Balllkanit Perëndimor, të cilët presin shumë nga BE”, tha ajo.

Propozimi francez nuk ishte zyrtarisht në rend dite në këtë takim. Por burimet e informuara mirë thonë se disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë propozim, ndërsa të tjerat e kanë mbështetur.

Ka edhe propozime të tjera

Propozimi francez nuk është i vetmi dhe kjo është bërë e qartë pas një letre dërguar Komisionit Evropian nga gjashtë vende anëtare. Austria, Italia, Sllovenia, Sllovakia dhe Polonia angazhohen për përmirësimin e procesit të zgjerimit të BE, me kusht që njëkohësisht të vazhdojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Letrën fillimisht e kishte nënshkruar edhe Kroacia, por ajo e ka tërhequr nënshkrimin, me shpjegimin se nuk është në rregull që një vend që kryeson BE-në në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, të pozicionohet zyrtarisht pas ndonjë propozimi konkret.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha pas takimit në Bruksel se këtë propozim e kanë mbështetur edhe disa vende të tjera. “Jemi të gatshëm për një angazhim konstruktiv dhe pozitiv, që çon drejt përmirësimit të procesit të zgjerimit. Vend për përmirësime ka, por këto nuk duhet të jenë kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“, theksoi Schallenberg.

Ndryshime mund të bëjë vetëm Komisioni i ri i BE, sepse ai ka rol udhëhehqës në këtë proces, mendon ministri i Jashtëm i Austrisë. Me këtë qëndrim pajtohet edhe Titi Tupurainen nga Finlanda.

Në Bruksel pritet që Komisioni i ri të marrë detyrën në dhjetor. Më pas ai mund të merret me përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit dhe hartimin e propozimeve të reja, që mund të mbështesin reformat në vendet e BE. Ky propozim duhet të përpunohet deri në janar të vitit 2020.

Hartimin e një metodologjie të re e ka paralajmëruar edhe i emëruari pwr postin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Por edhe ai mendon se reformat e brendshme në BE duhet të bëhen paralelisht me procesin e zgjerimit të BE në Ballkan. Mbetet të shihet nëse Parisi do të pajtohet me këtë “proces paralel”./Alsat/

Previous Post

Basha: Shqipëria është në kryqëzim, meriton një të ardhme evropiane

Next Post

Më 28 nëntor protestohet në Preshevë

albnews

albnews

Related Posts

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni
Maqedonia

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni

2 May, 2025
“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias
Maqedonia

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias

2 May, 2025
Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj
Maqedonia

Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj

1 May, 2025
Next Post
Më 28 nëntor protestohet në Preshevë

Më 28 nëntor protestohet në Preshevë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM