Vendimi i Greqisë për shtrirjen me 12 milje në det ka sjellë jo pak reagime në Shqipëri.
Gazetari, Erl Murati, pa dashur të futet në debatin politik, u referohet ekspertëve, sipas të cilëve zgjerimi i detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje duhet të ishte bërë me marrëveshje me Shqipërinë.
Por fakt është se tashmë jemi përballë një vendimi të njëanshëm të fqinjit tonë jugor dhe që për gazetarin Murati do të impaktojë në një marrëveshje të ardhshshme Shqipëri-Greqi për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të Shelfit Kontinental.
Murati: Kryeministri Rama nuk e mohon që Greqia ka ndërmarrë këtë vendim. Kemi vendim të njëanshëm për zgjerim 6-12 milje. Rama thotë se ky vendim i Greqisë nuk prek interesat e Shqipërisë.Nuk kemi informacion se ku është shtrirë konkretisht deti territorial i Greqisë. Por ekspertët, Xhezair Zaganjori, konstitucionalist i njohur, dhe Myslim Pashai, një nga personazhet kryesore në 2009-2010 kur u rrëzua marrëveshje famëkeqe Shqipëri-Greqi, thonë që zgjerimi i detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje duhet të ishte bërë me marrëveshje me Shqipërinë, është një çështje delikate dhe nuk mund të bëhet në mënyrë të njënashme. Problemi është se tani kjo është fakt. Shqipëria nuk mund ta ndalonte, dhe asnjë shtet tjetër nuk mund ta ndalojë shpalljen e njëanshme të një shteti tjetër, por ajo mund të reagojë. Minimumi që mund të bëjë Tirana zyrtare dhe ajo zyrtare, ështyë të mos bëjë avokatin e palës greke dhe të bombardojnë opinion publik me informacion që është normale që Greqia të shkojë nga 6 në 12 milje. Le të flasin ekspertët. Në vetëvete nuk bëhet fjalë për zgjerimin në 12 milje por si do të impaktojë ky vendim në një marrëveshje të ardhshshme Shqipëri-Greqi për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të Shelfit Kontinental.
Çështja e detit me Greqinë do të shqyrtohet në Gjykatën e Hagës. Murati për Rtv Ora thotë se palët kanë deklaruar se atje do të diskutohen çështje të detit por pa i saktësuar për çfarë bëhet fjalë.
Murati: Në Hagë kjo çështje nuk do të diskutohet, do të diskutohen çështje të detit.Kjo ka nevojë për saktësim. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2010 duhet të jetë Bilbla dhe Kurani i një qeverie me palën greke sanksionohet se kufiri detar Shqipëri-Greqi nuk mund të negociohet sepse është vendosur që me protokollin e Firences të vitit 1926, por mund të diskutohen çështje të Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të Shelfit Kontinental.Ka nevojë të saktësohet kjo. Ndërkohë që në konferencën për shtyp të kryeministrit Rama dhe Dendias është thënë se do të çojmë aty çështje të detit.Edhe për gjykatën ka mendime të ndryshme, disa mendojnë se duhet të shkojmë në Gjykatën e Detit në Hamburg, të tjerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kjo nuk ka rëndësi, problemi është se çfarë do të diskutohet aty. Mos të harrojmë se kërkesa për të shkuar në gjykatë të huaj është kërkesë greke, interes grek.I bëjmë favor Greqisë që bashkë me të shkojmë në gjykatë.
Ndërsa palët politike akuzojnë njëra-tjetrën për tradhëti, Murati thotë se për këtë duhet të kemi fakte.
Murati: Nuk mund të flasim për tradhëti pa pasur fakte. Dua t’ju kujtoj një intervistë për median greke në 20 shtator të kryeministrit Rama që i thotë gazetares greke që çështja e zgjerimit të kufirit detar nga 6 në 12 milje nuk mund të bëhet pa marrëveshje dypalëshe. Kjo ka ndodhur. Sot kryeministri thotë nuk ka nevojë për marrëveshje sepse është e drejtë që Greqisë që ja jep Konventa e Montego Bay. Unë pyes, nëse Greqia e ka pasur këtë të drejtë pse nuk e ka ushtruar për 40 vite?Italia u tregua e zgjeruar, e nënshkroi vjet marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike kur Greqia ishte 6 milje, tani Greqia shkon në 12 milje dhe na çon në gjykatë ne.
Po cila do të ishte zgjidhja ideale për Shqipërinë?
Murati: Kjo çështje mund të kishte një zgjidhje në dy elementë, së pari mund të kishim një negociatë të drejtëpërdrejtë me Greqinë përms një konsensusi të brendshëm. Varianti i dytë, të mos kesh marrëveshje fare. Sipas vendimit të Kushtetueses ne nuk kemi probleme me kufirin.Italia bëri 43 vjet negociata me Greqinë për të vendosur Zonën Ekskluzive Ekonomike, Shqipëria synon ta mbyllë për 2-3 vite.