Zgjerimi i urës mesjetare kthehet në qendër të polemikave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prishja e një ure historike në kuadër të zgjerimit të saj, ka qenë në qendër të një polemike në Turnai, sepse kjo vepër e rrallë që lidh dy kullat e Mesjetës është një prej simboleve të këtij qyteti të Belgjikës.

Kantieri do të mundësojë zgjerimin e harkut qendror të “Urës me Harqe” për të mundësuar kalimin e anijeve më të mëdha se në kohën kur u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore.

Vepër e përfunduar në vitin 1329, në kohën kur Turnai i përkiste mbretërisë së Francës, është në fakt një portë ujore që mundësoi mbylljen e Escaut për lundrimin e barkave.

Sipas kuratorëve të muzeut të historisë ushtarake të Turnait, Charles Deligne, ky lloj ndërtimi është shumë i rrallë për të ekzistuar në Evropë.

Do të ekzistonin vetëm tri kopje dhe ajo e Turnait do të ishte më e vjetra.

Ura u rindërtua pas luftës pasi u bombardua në maj të vitit 1940 nga trupat britanike për të ngadalësuar avancimin e ushtrisë gjermane në Belgjikë.

“Përshtatja e Urës me Harqe është e nevojshme për të mundësuar kalimin e anijeve  2000 tonëshe, më të mëdha se ato që ekzistonin në atë kohë. Ky është shkaku për të cilin kemi zgjeruar harkun qendror dhe që do të rindërtojmë këto elementë të ndryshëm”, theksoi Christophe Van Muysen, një zyrtar i punimeve publike të Vallonias./ATSH/

Share This Article