Zgjidhen anëtarët e përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irlanda, Norvegjia, India dhe Meksika do të jenë anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2021-2022

Irlanda, Norvegjia, India dhe Meksika do të jenë anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2021-2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 193 anëtarë, nga Grupi i shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendet tjera, Kanadaja, Irlanda dhe Norvegjia garuan për dy ulëse. Irlanda dhe Norvegjia u zgjodhën për një kohëzgjatje prej dy vitesh ndërsa Kanadaja i humbi zgjedhjet.

Nga grupi i Afrikës për një ulëse garuan Kenia dhe Xhibuti por nuk siguruan vota të mjaftueshme, prandaj sot sërish do të zhvillohet zgjedhje për këtë ulëse.

Nga grupi i Amerikës Latine dhe Karaibet, Meksika u zgjodh anëtare e përkohshme e KS-OKB-së.

Ndërsa nga grupi Azi-Paqësor India arriti të fitojë ulëse në Këshill.

Pesë shtete në fjalë duke filluar nga 1 janari 2021 me një kohëzgjatje prej 2 vitesh do të shërbejnë si anëtarë të përkohshëm të KS-OKB-së.

Në KS-OKB me gjithsej 15 anëtarë, gjenden 5 anëtarë të përhershëm, SHBA, Kina, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Dhjetë vendet tjera zgjidhen nga 5 grupe gjeografike të OKB-së për një detyrë 2-vjeçare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pesë nga anëtarët e përkohshëm ndërrohen çdo vit.

Detyra e Belgjikës, Gjermanisë, Republikës Dominikane, Indonezisë dhe Afrikës së Jugut do të përfundojë në fund të këtij viti.

Për t’u zgjedhur si anëtar i KS-OKB-së nevojiten 2/3 e votave të 193 vendeve anëtare të OKB-së.

Share This Article