Zgjidhet anëtarja e KLGJ-së që do të zëvendësojë Brikena Ukperajn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shpallur fituesi për një nga vendet vakante të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Mësohet se Emona Muçi do të zëvendësojë në këtë post Brikena Ukperaj.

Ditën e sotme, mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zgjedhë tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për shkak të mbarimit të afatit të anëtarëve aktualë.

Përfaqësuesit e rinj do të zëvendësojnë Brikena Ukperajn nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë, të cilëve u përfundon mandati.

Kandidatët që do të votohen nga kolegët janë Emona Muçi e Irida Kacerja nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj e Markelian Koça nga gjykatat e Shkalles së Parë.

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim

Share This Article