Zgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë anëtarët më të votuar?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është mbyllur në Selinë Blu procesi i numërimit të votave të hedhura nga anëtarët e Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave të deritanishme në procesin e votimit morën pjesë 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për 20 emrat e Kryesisë së re.

Emrat më të votuar në Kryesinë e re janë ata të Belind Këlliçit nga burrat me 192 vota, ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Ndërkohë të zgjedhurit e tjerë si anëtarë të Kryesisë janë, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Ervin Minarolli, Luciano Boçi, Agron Shehaj, Luan Baçi, Grigels Muçollari, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Keltis Kruja, Arben Ristani, Aldo Bumçi, Florion Mima, Jozefina Topalli, Ina Zhupa, Edith Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Eleina Qirici.

Share This Article